Sokol Balla feston ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës me ditëlindjen e mamasë së tij, ja çfarë i shkruan ai
Dita e sotme është një ditë e shënuar, pasi është Shenjtërimi i Nënë Terezës. Mirëpo teksa të gjithë shqiptarët kujtojnë këtë ikonë, Sokol Balla feston ditëlindjen e nënës së tij. Sigurisht moderatori ka bërë një urim publik, ku krahas fotos me nënën e tij, i shkruan fjalët më të ndjera.
“Secili sot ka Nënë Terezën e vet. Nëna ime sot ka ditëlindjen e 68-të dhe 1000 herë më shumë aq, harroj sakrificat e saj fizike dhe mendore për të rritur një njeri si unë, duke ndenjur një zonjë fisnike, pavarësisht aty ku jeta e hodhi shpesh, me pa të drejtë. Pongesë ndaj çdo rreziku fizik, roje deri në 4 të mëngjesit me darkën e nates së fundit, njeriu i parë dhe i fundit që merr në telefon, shkruan mesazh, të puth e përkëdhel. I pari që mbaj mend pranë meje, në momente të veshtira, i fundit ndoshta që do kujtoj kur të fillojë gjumi i gjatë. Te dua shumë mami! U bëfsh 100 vjeç!”, ka shkruar Sokoli. Fjalët e tij kanë qenë prekëse dhe tepër të vërteta, që me siguri çdo person i mendon për nënën e tij. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, marrëdhënia e tij me nënën vazhdojnë të jetë e njëjtë./revistawho.com