Aktori shqiptar i lutet gruas: Tani që kemi 14 vite martesë a mund të dal me…!

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, dhe bashkëshortja e tij, Armanda, kanë sot 14-vjetorin e martesës.

Juli, i cili është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, nuk ngurron që të publikojë momente të ndryshme me familjen, gruan dhe dy fëmijët.

Juli-2

Aktori gjithashtu postimet e tij i shoqëron me dedikime të ndryshme, ku disa janë për të qeshur e të tjera mjaft emocionuese.

Pak më parë, Deda ka publikuar një tjetër foto me bashkëshorten, ku i bën kërkesën epike meqenëse kanë mbushur plot 14 vite martesë.

Juli-1

“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur, a mund të dal me shokët, të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruan Juli në postim, duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

Në foton e postuar në “Instagram”, ai shfaqet me flokët biond, të cilët i ka bërë për t’iu përshtatur rolit që do të ketë në filmin e ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.