Vdes fotografi i njohur i VIP-ave
Fotografi i famshëm i VIP-ave, Peter Lindbergh, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Fotografi gjerman humbi jetën një ditë më parë, por lajmi i hidhur u bë i ditur sot nga familjarët, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.
Deri tani nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së 74-vjeçarit, por persona të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes komenteve.
Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se Peter Lindbergh është cilësuar si një ndër artistët më kontemporanë dhe influencues në imazhet kinematografike dhe fotot e modës.
Në tetor të vitit 2017, ai fotografoi dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për kopertinën e revistës “Vanity Fair”.