U arrestua për drogë në Tiranë, lirohet reperi kosovar

Reperi kosovar, Ensar Elshani, i njohur si Fuego u arrestua në Tiranë pasi u kap me drogë.

Me anë të një njoftimi në Instagram, ai zbuloi se ishte në paraburgim pasi akuzohej për veprën penale ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Gjykata e ka lënë të lirë pas arrestimit. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Fuegon.

Fuego-2

Ky nuk është rasti i parë që reperët kosovarë arrestohen nga Policia Shqiptare për lëndë narkotike. Më herët, po në Tiranë u arrestua edhe reperi Cozman.

Nuk dihet kur u arrestua dhe sa ditë qëndroi në paraburgim reperi. Më poshtë keni fotografinë e publikuar nga Fuego në Instagram.