Ilda Bejleri ‘degjeneron’ Shakohoxhën: Nuk e kam pyetur për asgjë, sigurisht që paguhesha më shumë se…
Një ndër lëvizjet më të komentuara të këtij sezoni të ri televiziv ishte ai i Ilda Bejlerit. Bukuroshja e sportit u largua nga “Digitalb”pas 11 vitesh karrierë. Menjëherë pas këtij lajmi, aludimet për ikjen e saj qenë nga më të ndryshmet, ku më së shumti thuhej se shkak ishte bërë një konflikt me komentatorin e sportit, Dritan Shakohoxha.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Ilda ka folur më gjatë rreth kësaj çështje. E pyetur nga Ori Nebija, në lidhje për raportin me Shakohoxhën dhe nëse ka pasur vërtetë një konflikt mes tyre, Ilda u shpreh:
“Konflikt real nuk ka pse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Përgjigja e tij mu duk e tepruar, por gjithsesi vazhdon seriali ‘Burrat që urrejnë gratë’. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë se kuptoj profesionin që ka: një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha”, u shpreh Ilda duke ironizuar aludimet se shkak për largimin e saj ishte bërë vetë Shakohoxha.
E krahas karrierës dhe aspektit profesional, një tjetër pjesë shumë e komentuar e Ildës, është edhe jeta e saj luksoze. Ndalur këtu, Ilda është pyetur nga moderatorët nëse ajo paguhej më tepër se koleget e tjera në Digitalb dhe përgjigja e saj ishte shumë e drejpërdrejtë:
“Sigurisht që paguhesha më shumë se koleget e tjera në Digitalb”.
Padyshim kjo edhe për faktin se Ilda ka qenë edhe imazh i kësaj paltforme televizive. Në vijim, nëpërmjet batutave, Ilda tregoi se krahas fitimeve të saj, fatmirësisht edhe familja zotëron një ekonomi të mirë.
“Po vetëm nga mbiemri im Bejleri, tironse e vjetër, duhet ta kuptoni që familja ime ka shumë prona. Për më tepër, nuk është se ja kam vjedhur dikujt paratë, janë falë punës dhe familjes time të gjitha gjërat që kam”,përfundoi ajo.