Luana Vjollca feston ditëlindjen, ja urimet dhe surprizat që mori në ditën e saj të veçantë
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, feston sot ditëlindjen. Për 27-vjetorin e saj të lindjes, ajo ka marrë urime të shumta e surpriza të ndryshme.
Fansat, miqtë dhe familja nuk kanë harruar që të surprizojnë Luanën në ditën e saj të veçantë.
Motra e saj, moderatorja Marina Vjollca ka pritur mesnatën për të thënë fjalët më të bukura për gjysmën e saj. Ajo ka bërë një postim në “Instagram”, ku krahas saj shkruan: ““Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”.
“Jet boll më emocionovee se plasaa TE KAM JETËN TIME TË SHTREJNTË !!! Gjysma ime më e mirë”, i përgjigjet Luana.
Nëna e saj, Maria Vjollca, ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla: “E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”.
Ajo gjithashtu ka marrë një tufë me lule të krijuar nga vetë fansat e saj, të cilët e kanë emocionuar pa masë. “Vdiqa fare. #Luanator kjo është dhurata më e bukur për mua! Të mbledhësh lule e të krijosh buqetë vet me lidhësen e lokeve vdiqaaa”, shkruan moderatorja në një postim në “Instastory” ku tregon edhe lulet.
Kujtojmë se dhuratën e parë e mori para dy ditëve, një super buqetë me trëndafila të kuq ia dhuroi stilistja e saj Blerina, duke u lënë kështu radhën të tjerëve për të bërë dhurata!