Kutia me diamante që Afrona mezi po pret ta hapë në ditën e madhe

Se çfarë ka brenda kësaj kutie, të gjithë jemi kuriozë që ta dimë. Megjithatë do të na duhet të presim edhe pak, ditën kur Afrona Dika dhe Blero të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Bukuroshja ka postuar këtë foto në Instagram ku shkruan: “Mezi po pres ta hap këtë kuti diamanti në ditën e dasmës sime,@artawaltherjewelry The House of Diamonds in Zurich & Lucerne”.

Afrona-Dika-2

Dita më e rëndësishme për të dhe këngëtarin e njohur po afrohet, por kjo kuti ia ka shtuar padurimin Afronës. Dhe s’ka faj. I thonë diamante , jo shaka.

Blero dhe Afrona do të martohen në Lezhë,  tek “Rana e hedhun”,  më 21 shtator ku flitet se janë mbi 300./revistawho.com