Qipro/ 34-vjeçarja vdes në një ceremoni satanike
Një grua 34-vjeçare letoneze u gjet e vdekur në Larnaka të Qipros, e cila mori pjesë në një ceremoni satanike. Siç tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Larnaca, Charalambos Zachariou,:- “Policia po vazhdon të hetojë rastin dhe po bëhen përpjekje për të identifikuar rreth 20 persona që morën pjesë në një ‘ceremoni të pastrimit të shpirtit’, të zhvilluar në një kompleks apartamentesh”.
Ai shtoi se “provat e marra nga trupi i 34-vjeçares janë dërguar për ekzaminime të nevojshme toksikologjike dhe histopatologjike, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes së saj. Ne jemi në pritje të rezultateve të testeve, për të parë nëse ka pasur substanca në trupin e saj “.
Sipas Zachariou, “shumica e afro 20 personave që morën pjesë në ceremoni ishin të huaj, por nuk e njihnin njëri-tjetrin. Tashmë kemi identifikuar 5-6 persona nga të cilët po marrim dëshmi për të ndihmuar policinë për zgjidhjen e çështjes.”
Hetimet policore treguan prova të një pije që ka të ngjarë të përmbajë substancën, Ayahuasca, e cila është një nga ilaçet halucinogjene që u ofrohet atyre që marrin pjesë në takime të tilla.
Vihet re se pjesëmarrësit paguan 150 euro për të marrë pjesë në ceremoni, ndërsa organizatori 50-vjeçar kishte marrë me qira tërë kompleksin e apartamenteve në atë zonë. Substanca halucinogjene u soll në Qipro nga një kolumbian, i cili është shpallur në kërkim nga Interpol.
Top Channel