Olti Curri kap detajin në foto, Bora Zemani shtrëngon nga të pasmet Donaldin

Gjatë puntatës së kësaj jave të emisionit “Treshat”, në studio me moderatorët Bora Zemani dhe vëllezërit Veshaj, ishte juristja e njohur Eni Çobani.

Ajo ka ndarë disa foto në profilin e saj në Instagram me momente gjatë emisionit, ku tregonte se ishte kënaqur pafund me Borën dhe binjakët, mirëpo sytë na ngelën diku tjetër!

D49E33C0-5931-44DA-9E58-C5E976CF542B

Në pozën që kanë shkrepur të katërt, vihet re se Bora i ka vendosur dorën tek të pasmet Donaldit.

Këtë e ka vënë re opinionisti Olti Curri, i cili e ka publikuar foton në rrjetet e tij sociale dhe krahas postimit shkruan me humor:

“Shikoni ju atë që shoh edhe unë? Dmth që Borës i janë marrë mendtë dhe është kapur fort pas xhepit të pasëm të tutave të Donaldit!”

Foto e tyre tashmë po bën xhiron e rrjetit, ndërsa ne rikujtojmë se prej disa muajsh, Bora dhe Donaldi po shijonë romancën e tyre të re.

Madje, ata u filmuan për pushime së bashku dhe duket se janë tepër të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

/Iconstyle.al