“Më telefono të lutem”, i shkruan Policia e Shtetit në Instagram, blogerja shqiptare vihet në siklet

Blogerja e njohur Zhaklin Lekatari, deklarata e së ciles “meshkujt shqiptarë nuk dinë të bejnë seks” mori vëmendje të madhe, është gjendur në një situatë e cila i është dukur e pazakontë, pasi kur ajo ka bërë një Story në Instagram dhe ka bërë tag Policinë e Shtetit, ka marrë një mesazh nga faqja e kësaj të fundit në Instagram, që nuk dihet kush e menaxhon dhe i ka kërkuar ta telefonojë tek ai numër që i kanë shkruar.

Zhaklin-2

“Kur ti bën nje story dhe bën tagg Policinë e Shtetit, e cila ta kthen me numër privat.

Apo kam keqkuptuar. #policiaqenukdua”, shkruan Zhaklin.

Policia e Shtetit: Përshëndetje e nderuar

Lektatari: Policia e shtetit duhet t’i shërbeni qytetareve dhe jo të na merrni shpirtin

Policia e Shtetit: Më telefono të lutem në 069 41 19 514

Lekatari: Pse duhet të telefonoj? Ditën e mirë dhe mirupafshim

Policia e Shtetit: Më fal po e morët për keq. Fundjavë të mbarë e gjithë të mirat.

Zhaklin-3