Nora Istrefi hedh në gjyq Robert Berishën
Ditët e fundit është përfolur shumë ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Vetë Robert Berisha konfirmoi ndarjen. Me anë të një postimi në Instagram, ai u shpreh se dashuria e tyre ka mbaruar, por ata do të vazhdojnë të mbeten miq dhe prindër të mirë.
Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhëti. Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta./Gazeta Liberale