U bënë prindër 8 muaj më parë, nisin problemet mes Loredanës dhe Mozzik
Çifti i reperëve të njohur, Loredana Zefi dhe Mozzik, u bënë prindër për herë të parë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Loredana solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe Mozzik e pagëzuan me emrin Hana. E vogla gjithashtu ka edhe një llogari të saj në “Instagram”, ku ka mbledhur mijëra ndjekës.
Teksa Hana është 8-muajshe, duket se kanë nisur problemet mes çiftit. Fansat e tyre janë shqetësuar pasi që prej publikimit të bashkëpunimit të tyre të fundit të titulluar “Eiskalt”, 3 javë më parë, ata s’janë parë më bashkë.
Madje Mozzik nuk ka qenë i pranishëm as në xhirimet e klipit të ri të partneres së tij, e cila do të vijë me një bashkëpunim me reperin turko-gjerman, Mero.
Gjithashtu vihet re se reperi nuk ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” ndonjë pjesë të këngës së re të Loredanës, ashtu siç bëjnë zakonisht.
Në rrjetet sociale vihet re se ata nuk kanë publikuar fotografi ku shfaqen në prani të njëri-tjetrit. Ndërkohë burime për “Prive” kanë konfirmuar zërat se mes tyre gjërat s’po shkojnë siç duhet.
Deri tani nuk dihet shkaku i mosmarrëveshjes së Mozzik dhe Loredanës, por të presim nëse do të reagojnë.