Zhduket në Llogara një çift nga Hungaria
Një çift nga Hungaria ka dhënë alarmin SOS. Ata janë bllokuar në malin e Llogorasë dhe kanë kërkuar ndihmë. Sipas burimeve të policisë, çifti ka dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet e Llogorasë dhe Karaburunit, por kanë humbur në këtë zonë.
Ata kanë mundur të lëshojnë kërkesën për ndihmë në të vetmin kontakt që kishin atë të zyrës së vizitorëve në Radhimë. Për shkak se nuk kanë ditur asnjë orientim të saktë operacioni i kërkim-shpëtimit është i vështirë.
Sipas gazetës Shqip, deri në këto momente dy turistët janë zhdukur pa asnjë gjurmë, ndonëse në kërkim të tyre janë vënë punonjës të qendrës së vizitorëve, por edhe për patrullë policie.