Floriana Garo zbulon gjininë e bebes së dytë (FOTO)

Floriana Garo prej disa kohësh është shpërngulur në Gjenevë të Zvicrës është në pritje të fëmijës së saj të dytë, me partnerin Enis Daci.

Floriana-Garo-2

Në mars të vitit 2018, ajo solli në jetë vajzën e saj të qujatur Adia, imazhin e së cilës ende nuk e ka publikuar në rrjete sociale. Edhe shtatzaninë e dytë pasi e mbajti për një kohë të gjatë të fshehtë, së fundmi ish moderatorja e “Jo vetëm modë” ka vendosur të tregojë për ndjekësit barkun e rrumbullakosur, por edhe gjininë e bebushit. “Në pritje të një djali, 6-muajshe shtatzanë.”-shkruan Floriana në përshkrimin e fotos së publikuar në Instagram.