Kirsten Dunst: Puthja me Brad Pitt, e pështirë
Kirsten Dunst e puthi aktorin në filmin “Intervistë me Vampirin”, në të cilin të dy luajtën së bashku me Tom Cruisen.
Aktorja ishte vetëm 11-vjeçare kur filmi u xhiruar në vitin 1994. Pitt atëbotë ishte 30-vjeçar. Në një skenë, Claudia, interpretuar nga Kirsten, përkulet dhe puthet Louisin (Brad Pittin). Puthja zgjati pak, por ishte padyshim traumatike për aktoren e atëhershme të re. “Po, ishte e pështirë. Unë ende qëndroj pas saj. Do të ishte edhe më e shëmtuar, që një vajzë 11-vjeçare të thoshte: ‘Ishte e shkëlqyeshme’”, pohoi sot 37-vjeçarja. Dhe ndërsa bukuroshja po përpiqet të “fshijë” këtë puthje nga koka e saj, Kirsten ka vetëm fjalë lavdërimi për kolegët – Pitt dhe Cruise.
“Ata ishin të mrekullueshëm për mua. Më trajtuan sikur unë isha motra e tyre”, zbuloi ajo, duke shtuar se kurrë nuk kishte punuar në një film kaq të kërkuar.