Horoskopi i datës 26 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Kjo e hënë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni intensitet maksimal me partnerin/en. Në raportin në çift do të jetë ditë e përkryer.
Demi
Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar. Ndërkohë për ata që kanë një aktivitet të tyre profesional, do të marrin kënaqësi maksimale.
Binjakët
Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke ju bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse do të sugjeroni ide do të ishte shumë mirë. Të nisësh javën si duhet është gjysma e punës.
Gaforrja
Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do t’ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e hënë është dita e dashurisë dhe vlerësimit që ndjeni ndaj të dashurit të zemrës.
Luani
Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen, duke i paraprirë kështu një ndryshimi që do të reflektohet në sfera të tjera.
Virgjëresha
Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjënë e duhur, në momentin e duhur.
Peshorja
Një e hënë e bukur ju pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Duhet të bëni kujdes në anën financiare, pasi parashikohen probleme. Gjithashtu, vigjilencë duhet të tregoni edhe në raportet miqësore.
Akrepi
Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës, por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja. Përsa i përket financave, duhet ta mbani pak dorën.
Shigjetari
Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë. Do të jeni gati për t’u nisur drejt dikujt të cilin e keni lënë pas dore.
Bricjapi
Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal, Një nismë të cilën e keni përzemër do të japë frytet e duhura, të cilat do t’ju ndryshojnë rrënjësisht.
Ujori
Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e hënë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli, e cila ju ka pushtuar dhe nuk do të ikë lehtë.
Peshqit
Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar. Parashikohen shpenzime bujare dhe blerje të arsyeshme.