Horoskopi i datës 24 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t’ju ofrojë shumë shtysa dhe ide, të cilat ju, si shenja që nis Zodiakun, do t’i shfrytëzoni më së miri.
Demi
Edhe pse Afërdita kontribuon për të ruajtur optimizmin tuaj. Urani dhe Neptuni ju krijon tensione në punë dhe në jetën private. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës.
Binjakët
Mërkuri bëhet më harmonik duke ju bërë mjaft pozitive ditën tuaj. Në punë mund të keni promovime dhe shpërblime për shkak të ideve dhe krijimtarisë tuaj. Gjithashtu edhe jeta me partnerin është shumë intensive.
Gaforrja
Duke gjykuar pozicionin e yjeve, periudha që po kaloni nuk është e lehtë, por pikërisht disa pakënaqësi në punë dhe në jetën private do t’ju bëjnë pak nervozë dhe jo tolerant. Merrni masat e duhura për të bërë një ndryshim rrënjësor.
Luani
Me Diellin dhe Mërkurin në shenjë, energjitë fizike dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj, duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale duke sugjeruar ide dhe projekte të reja. Sigurisht, kjo do të ndikojë në të ardhurat tuaja.
Virgjëresha
Afërdita është pikërisht pranë jush, ndaj kjo ditë do të ketë gjithçka, përpos pushimit. Gjithashtu, do të jetë një ditë e mbushur me të reja dhe vendime të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë në jetën tuaj.
Peshorja
Pozicioni aktual i Mërkurit në shenjë duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje. Mbarëvajtja në punët e fillimit të javës ju vlen jo vetëm ekonomikisht, por do të ndikojë edhe në imazhin tuaj.
Akrepi
Situata yjore për ju nuk është nga më të mirat, prandaj ju kërkohet përqendrimi maksimal në punë dhe në fushat e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin erosit.
Shigjetari
Do të keni një mori problemesh përpara, por për fatin tuaj të mirë është Marsi në një pozicion të përshtatshëm që ju sjell energjitë e nevojshme për të përballuar situata të vështira. Kjo ju jep kurajon e duhur për të bërë progresin.
Bricjapi
Mjafton që Afërdita të “nxjerrë pak kokën” për të bërë që të paktën në fushën sentimentale të mos keni asnjë problem. Një lajm i papritur që ju vjen mund të bëjë të ndryshoni taktikën dhe kjo e provon se ndryshimet janë pozitive.
Ujori
Në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën sentimentale, prandaj ka shumë të ngjarë që sot të jeni shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale. Kjo do të thotë të shpenzoni kohë larg vetmisë që ju karakterizon.
Peshqit
Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, e, çka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidencial më të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.