Personazhet që vuajnë nga çrregullimi i pigmentit të lëkurës

Vitiligo është një çrregullim afatgjatë i pigmentit të lëkurës, në të cilën sistemi imunitar shkatërron melanocitet – qelizat që prodhojnë pigment në lëkurë – duke shkaktuar njolla të bardha në lëkurë për shkak të humbjes së pigmentit.

Gjendja e lëkurës prek vetëm një në çdo njëqind njerëz në botë dhe mund të zhvillohet në çdo moshë pas lindjes.

Shkaku i vitiligos është i panjohur dhe megjithëse gjendja autoimune nuk është e rrezikshme. shumë njerëz të prekur nga vitiligo – veçanërisht fëmijët – preken emocionalisht dhe shoqërisht.

Stella Pavlides, themeluese dhe presidente e Fondacionit të Kërkimeve Vitiligo Amerikane (AVRF), ndau në një pjesë për The New York Times luftën e saj të hershme me gjendjen e lëkurës:

Vitiligo-3

“Njerëzit thonë se vitiligo nuk ju vret, por ju vret shpirtin tuaj”- është shprehur Stella.

Pavlides gjithashtu pranoi se e kishte konsideruar vetëvrasje.

“Unë nuk dilja me miqtë e mi, kurrë nuk shkova në plazh. U bëra e tërhequr. Kam menduar edhe vetëvrasjen. Kur dilja jashtë gjatë verës në Neë York City, vishja bluza me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe çorape“– ka rrëfyer ajo.

Vitiligo-4

Michael Jackson – Pas shumë spekulimeve në lidhje me zbardhjen e lëkurës, i ndjeri Mbreti i Popit u hap për herë të parë në lidhje me gjendjen e tij mjekësore, që bëri që lëkura e tij të bëhej më e lehtë në shfaqjen e Oprah më 10 shkurt 1993. Jackson pohoi: – “Unë kam një çrregullim të lëkurës që shkatërron pigmentimin e saj. Por kur njerëzit krijojnë histori që unë nuk dua të jem ai që jam, më lëndon “.

Vitiligo-2

Winnie Harlow – Modelja Harlow u diagnostikua me vitiligo kur ishte vetëm katër vjeçe, por kjo nuk e ndaloi atë të ndiqte karrierën e saj të modelimit. Ajo ka qenë në sfilatat e Grazia, Harper’s Bazaar, dhe Glamour. Modeloi për disa nga emrat më të mëdha të industrisë së modës në botë.

Vitiligo-5

Rasheed Wallace – Lojtari amerikan në pendion në NBA u diagnostifikua me vitiligo kur ishte 20 vjeç