Khloe Kardashian zbulon se si e kaloi ndarjen nga Tristan Thompson: Ishte periudha më e vështirë
Khloe Kardashian ka treguar së fundmi në emisionin e saj ‘Sunday’s Revenge Body’ arsyen e shtimit të saj në peshë. Teksa ka bashkëbiseduar me dy të ftuarat e saj 35-vjeçarja ka pohuar se ka shtuar një peshë të konsiderueshme për shkak të shtatzënisë së saj së parë.
Gjatë bisedës miliarderja e famshme pohoi gjithashtu se një nga fazat më të vështira në jetë sipas saj është momenti kur partneri të tradhton, duke zbuluar kështu se nuk ka mundur ta kalojë tradhtinë e Thompson.
Më pas Khloe shtoi se ka pasur një dëshirë shumë të madhe në atë periudhë të vështirë të jetës së saj, për të rikthyer format e saj perfekte trupore. Edhe në dalje të tjera publike, Kardashian ka treguar se ka mbetur shumë e lënduar nga marrëdhënia me Thompson dhe se nuk do mundet ta falë asnjëherë për t’u rikthyer me të./revistawho.com