Vajza e ‘Salome’ nuk e ndjek amanetin e nënës, zbulohen pamjet nga festa e 15-vjetorit të Costanza Gonzalez

Disa ditë më parë, vajza e vogël e aktores së ndjerë Edith Gonzales festoi ditëlindjen e saj të 15-të. Nëna e saj donte që Costanza ta festonte ditëlindjen e saj me një festë që të komentohej nga të gjithë mediat spanjolle dhe të mbahej mend gjatë, por ajo ka bërë të kundërtën.

Salome-2

Gozalez e ka festuar ditëlindjen e saj në mënyrë intime, me njerëzit më të dashur dhe sigurisht familjarët, në shtëpinë e babait të saj biologjik. Të pranishme kanë qenë gjysmë motrat e saj dhe njerka, të cilat kanë publikuar disa nga dhuratat simbolike me të cilat kanë surprizuar Costanza-n. “E guximshme, e fortë, unike, fiksnike, me zemër të madhe.

Salome-3

Gjithmonë me ty jeta ime. Të adhuroj, dje sot dhe përgjithmonë”, shkruhej në kartolinën nga njerka e saj. Ditë pas ditëlindjes, u zbulua se Edith kishtë lënë të paguar një udhëtim për vajzat e saj, të cilat do të shoqërohen nga Victor Gonzalez, vëllai i aktores së ndjerë./revistawho.com

Salome-4