Zyrtarisht burrë dhe grua, publikohen pamjet nga dasma e Erik Lloshit
Mbrëmjen e sotme Erik Lloshi dhe partnerja e tij, Romina Sablic, i thanë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.
Këngëtari zgjodhi një nga komplekset më të njohura në vend për të festuar së bashku me miqtë dhe familjarët e tij. Personazhet e njohur dhe bashkëpunëtorë të muzikës nuk kanë munguar në dasmë, të cilët kanë ndarë momente të shumta prej saj në rrjete sociale. Nga videot e publikuara në ‘Instagram’ shihet se Romina kishte zgjedhur një fustan të fryrë stil princeshe, ndërsa Eriku kishte hequr dorë nga kostumi i zi klasik, duke veshur një tjetër në ngjyrë të kuqe.
I gjithë ambienti jo vetëm i jashtëm, por edhe në pjesën e brendshme, ishte dekoruar me ngjyrë të bardhë, një nga më të preferuarat nga ana e çifteve.
Atmosferën në dasmë Eriku ja kishte besuar Aurela Gaçes, duke qenë se ai njihet tashmë prej vitesh me të. Në kërcimin e parë si burrë dhe grua ata kishin zgjedhur këngën “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, të kënduar në mënyrë perfekte nga Aurela.
Duke qenë se këngëtarja e njohur di si ta mbajë gjallë atmosferën me çdo lloj kënge, në dasmë nuk ka munguar energjia pozitive.
Kujtojmë se Erik Lloshi e bëri publike lidhjen me Rominën në prill të 2018-tës, kur ndau me ndjekësit lajmin se ishte fejuar me të. /revistawho.com