I dha fund beqarisë, Erik Lloshi zbulon si shkon dita e parë si i martuar

Të shtunën Erik Lloshi dhe partnerja e tij Romina, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të mbushur me surpriza.

Erik-Lloshi-2

Këngëtari dhe të ftuarit e njohur në dasmën e tij, ndanë disa nga momentet më të bukura me ndjekësit në ‘Instagram’, si përshembull kërcimi i parë apo kënga që Eriku i dedikoi Rominës.

Erik-Lloshi-4

Sot, këngëtari ka publikuar në profilin e tij një foto ku tregon vetëm duart e tij dhe të partneres së bashku me unazat dhe krahas fotos, tregon se dita e tij e parë si i martuar ka qenë shumë e bukur.

Erik-Lloshi-1

“Si ditë e parë që është s’qenka keq”, ka shkruar Eriku.

Erik-Lloshi-3

Miqtë dhe fansat menjëherë kanë reaguar në komente, duke i uruar çiftit lumturi dhe ditë të lumtura në vazhdim, njësoj si kjo ditë e parë./revistawho.com

Erik-Lloshi-5