Horoskopi i datës 20 gusht 2019 nga Susan Miller

Dashi
Hëna dhe Marsi ju mbështesin duke ju dhuruar energji të reja. Do i futeni punës që realizoni një dëshirë për të jetuar eksperienca të reja. Shumë energji dhe qëllime të mira. Duke synuar të mirën e përbashkët, i jepni një kuptim të thellë iniciativave të reja.

Demi
Puna që ju pret sot nuk ka të bëjë me produktivitetin ose konsulencën e jashtme. Duhet të fokusoheni më tepër në menaxhimin e gjendjes emocionale personale. Mos bëni favore për asnjeri. Nëse të afërmit kërkojnë vëmendjen tuaj, përpiquni të mbani pak distancë.

Binjakët
E marta paraqitet e gjallëruar. Trekëndëshi hënor ju ngacmon, duke përforcuar dëshirën për udhëtime dhe aventura të reja: mjafton të kërkoni dhe do kënaqeni menjëherë. Rol të rëndësishëm në shoqërinë tuaj, shijoni darkën dhe zbavituni me miqtë tuaj.

Gaforrja
Një ditë e qetë, mes familjes dhe miqve. Frymëzimi që keni ju nxit të bëni shumë gjëra. Projektet tuaja janë të menduara mire dhe do të aplikohen shumë shpejt. Do tregoni vendosmërinë dhe këmbënguljen e duhur për t’i realizuar sa më shpejt.

Luani
Në çift me Marsin dhe e mbështetur nga Jupiteri, shenja juaj servir më të mirën. Hëna vë në skenë personazhin tuaj më tërheqës, gjithëpërfshirës dhe i pasionuar. Entuziazmin dhe vitalitetin e keni me doza të mëdha, ndaj ndërmerrni hapat e duhur.

Virgjëresha
Një dëshirë e çuditshme e pazakontë për të mos bërë asgjë. Bëni mirë ta shijoni idetë që ju vijnë pasi janë shumë frymëzuese! Mos u shqetësoni për një histori dashurie që po merr me shumë kohë se duhet, pasi do të finalizohet më së miri.

Peshorja
Të mbështetur nga yjet, do të angazhoheni në maksimum për të plotësuar jo vetëm ambiciet tuaja ekonomike por edhe prirjet personale. Stili juaj është imponues, ndaj kudo që të jeni, çfarëdo që të bëni, sot do jeni në qendër të vëmendjes.

Akrepi
Sot do të keni ambicie të mëdha, si në punë ashtu edhe në dashuri. Për një projekt ambicioz duhen fonde, të cilat do të arrini t’i grumbulloni në kohë rekord, falë manaxhimit të financave dhe mënyrës suaj të shpenzimit.

Shigjetari
Do shkojë mirë çdo gjë që kërkon dinamizëm. Ngarkesës vitale i shtohet aftësia për të qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Jini më të hapur në dashuri, kërkoni argëtimin dhe eksperiencat e reja. Mos i refuzoni ftesat!

Bricjapi
E martë e qetë nëse nuk acaroheni duke menduar për punën, studimet apo një situatë sentimentale të lënë përgjysmë. Një udhëtim është në qendër të interesave tuaja, jeni kaq të entuziazmuar sa do të ftoni miqtë më të mirë dhe do të argëtoheni pa limit.

Ujori
Nuk duhet të keni një qëndrim të palëkundur nëse dëshironi që partneri juaj të mbështesë idetë tuaja. Përkundrazi, një qëndrim i tillë mund të shkaktojë probleme në çift. Në dashuri është më mirë të mos kultivoni iluzione të tepërta.

Peshqit
Të lodhur nga puna, të ngarkuar me detyrë dhe të stresuar nga shumë çështje që duhet t’i zgjidhni, përfshirë edhe çështjet ekonomike që për momentin ju rëndojnë shumë. Nëse miqtë organizojnë diçka në mbrëmje, mos e refuzoni ftesën, bëni mirë të argëtoheni pak.