“Kënga Magjike 2019”, Adrola Dushi do të prezantojë përkrah Ardit Gjebreas

Këtë vit edicioni i “Kënga Magjike” pritet të drejtohet nga Ardit Gjebrea dhe një nga vajzat më të bukura shqiptare, Adrola Dushi. Lajmin e ka dhënë vetë Gjebrea përmes një fotografie të publikuar në ‘Instagram’ përkrah Adrolës. Kjo e fundit mbrëmjen e djeshme ka vizituar shtëpinë e moderatorit të njohur në Gjirin e Lalzit, siç duket për të konfirmuar përfundimisht përfshirjen e saj si drejtuese e spektaklit. Përkrah fotos në të cilën të dy shihen të buzëqeshur Arditi ka shkruar: “U kry! Adrola Dushi na shkoftë mbarë! Kënga Magjike 2019”.

Ardit-2

Menjëherë pas kësaj bukuroshja shqiptare e ekranit ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe fansat e saj. Në fakt kjo do jetë eksperienca e parë e Dushit si moderatore e një spektakli muzikor, por më herët ajo ka provuar të prezantojë në puntatën e parë të vitit 2019 në emisionin “Mirage”. Megjithatë është e sigurt se Adrola do të arrijë t’i menaxhojë mirë emocionet, duke qenë se ajo është mësuar me publikun, skenat e mëdha dhe kamerat e shumta. /revistawho.com