4 vite pas lindjes, Arbana Osmani zbulon një nga “torturat” që ka kaluar gjatë shtatzënisë
Arbana Osmani ka zbuluar më herët se ushqimi i saj i preferuara janë sushit dhe shpesh e kemi parë t’i përgatisë vetë në shtëpi. Së fundmi ajo ka bërë pikërisht këtë gjë dhe të gjithë recetën e mënyrën e përgatitjes e ka ndarë me ndjekësit e saj. Në fund ajo ka treguar edhe rezultatin dhe duket se sushit i ka realizuar në mënyrë perfekte. Në të njëjtën kohë ajo u ka kërkuar ndjesë të gjitha grave shtatzëna që nuk mund të konsumojnë sushi, duke thënë se i kupton mjaft mirë sepse ka kaluar të njëjtën “torturë” si ato.
“Kërkoj falje për gjithë shtatzënat. Mos ngrënia dot e sushit me peshk të gjallë ka qenë edhe për mua një torturë gjatë asaj periudhe”, ka shkruar Arbana përkrah një fotoje me sushi.
Gratë që janë shtatzënë nuk mund të konsumojnë këtë ushqim tradicional japonez, sepse peshku i pagatuar përmban më shumë baktere dhe parazitë, që mund të shkaktojnë infeksione dhe sëmundje, që prekin edhe fëmijën në bark. Megjithatë pas lindjes çdokush mund t’i konsumojë, njësoj si Arbana që sot 4 vite pasi është bërë nënë është e lirë për të ngrënë sushi. /revistawho.com