Ndahet nga jeta gazetarja e “Le Iene”, sëmundja që i mori jetën
Moderatorja e programit të njohur italian “Le Iene” Nadia Toffa, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”. Nadia Toffa gazetarja e dashur edhe për publikun shqiptar u diagnostikua me kancer dhejtorin e vitit 2017. Iu nënshtrua një operacioni të vështirë dhe u rikthye sërish në studion e Le Iene, por sëmundja u rikthye sërish dhe këtë herë Nadia nuk ia doli dot. Gazetarja gjatë kësaj periudhe ia doli të shkruante jë libër që e titulloi “Lulëzimi në dimër”.
Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore gjatë trajtmit me kimioterapi ajo e vazhdonte punën, pasi e donte shumë televizionin. “Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”, tha Nadia në një postim të kaluar në profilin e saj. Postimi i saj i fundit në Instagram ishte në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve”.
Ishte ky mesazhi i fundit i Nadias në rrjetet sociale në korrik të këtij viti./Real Story