Sezoni i ri televiziv/ Alba Çobajt dhe dy shefave të kuzhinës u mbyllen emisionet
Në prag të sezonit të ri televiziv në ekranet shqiptare, shpesh krijohet lajm në portale sa i përket lëvizjeve dhe risive të Shtatorit.
Por krahas emisioneve të reja, për të paktën dy prej tyre është bërë e ditur që nuk i pret rikthimi.
News31.al ka zbuluar se televizioni Klan, i shquar për konsistencën në emisione nga sezoni në sezon ka vendosur t’i mbyllë dy programe të cilat erdhën si risi shtatorin e kaluar.
Fjala është për ‘Sfida e gatimit’ dhe ‘Ditë për ditë’ me Alba Çobaj dhe një grup gazetarësh të rinj që vinin nga TCH e IN TV.
Dy formatet duket të mos kenë përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të programacionit sa i përket interesimit të audiencës duke mos arritur të kenë impakt pozitiv tek publiku.
Duket se Klan nuk po gjen rehati në formatet e mesditës sepse pikërisht këto dy programe ishin zëvëndësim i një tjetri të mbyllur vetëm pas një sezoni. Mbetet të shihet nëse nga Shtatori e tutje është menduar diçka tjetër, që do të rezultojë sukses për programacionin e Klan. /Prive.al