FOTO/ Rrihet keq moderatori dhe gazetari, flet pas ngjarjes: Më kanë tradhtuar…

Moderatori i njohur ne Kosovë, Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur keq. Burimet e Gazetës Express mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi i cili është djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi.

Visar-2

Arsyeja e rrahjes nuk dihet por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur të bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam qu foton në Facebook”, ka thënë ai për express.