Kejvina dhe Eliona rivalet e sezonit të ri televiziv, nis lufta e ftohtë mes vajzave hot
Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e edicionit të gjashtë të spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Të gjithë janë kureshtarë që të mësojnë se kush nga personazhet e njohur do të marrin pjesë. Tashmë lista e çifteve të kombinuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu, pak a shumë është kompletuar për këtë edicion të gjashtë të show-t. Çifti i parë që u zbulua ishte Kejvina Kthjella me ish-deputetin Eduart Ndocaj, ndërsa Era Rusi me moderatorin Florian Agalliu. Ndërkohë janë zbuluar edhe tre çifte të tjerë që do të jenë pjesëmarrës në spektaklin që pritet të startojë në fillim të shtatorit. Kështu Çiljeta Xhilaga do të jetë në çift me ish-konkurrentin e “Big Brother”, Valer Kolnikajn, kurse këngëtari Mateus Frroku do të jetë në çift me Eliona Pitarkën, aktoren e programit të humorit “Duplex”. Një tjetër konkurrent i përfolur është edhe moderatori i “Trokit”, Ermal Peçi, partnerja e të cilit ende nuk është bërë publike. Por sapo u bënë publikë kombinimet e çifteve, ndjekësit e shohin këtë spektakël më shumë si një sfidë e egër mes dy vajzave më seksi të garës VIP, pikërisht ish-velinës së Ermal Mamaqit, Kejvina Kthellës dhe aktores së situatave të humorit në “Dublex”, Eliona Pitarkës. Grabocka ka menduar të krijojë një rivalitet të fortë me dy vajzave të ekranit, që siç ka ndodhur edhe në edicionet e mëparshme me vajzat seksi pritet të ekzekutojnë dhe kërcimet më të nxehta të këtij edicioni. Ndërkaq pritet si do të shkojë ky rivalitet mes tyre, pasi deri tani flitet që ato jo vetëm që nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por as nuk kanë simpati për njëra-tjetrën. Edhe pse Eliona është bërë pjesë e showbiz-it më herët, duket se Kejvina ka ecur me hapa më të shpejtë drejt famës në Shqipëri, ndërkohë që vetëm një vit më parë nuk njihej aspak. Ajo erdhi si modelja qe jetonte në Itali, por e zbuluar nga Ermali për t’u bërë të ftuarve të tij pyetjen pikante, që mund t’i vinte në siklet. Në mes sezoni ajo vendosi të largohej papritur me argumentimin se po punonte për një projekt të rëndësishëm në Milano. Fakti e tregoi që ajo edhe pse tha “po largohem” u rikthye pranë në Shqipëri, për të marrë pjesë edhe në këtë projekt televiziv. Kejvina poston shumë foto në Instagram ku ekspozon linjat, për të cilat ndjekësit e kanë akuzuar se ajo i ka të rrumbullakosura vetëm në sajë të ndërhyrjeve estetike. Madje duke e krahasuar me pamjen e saj të fillimit kur u shfaq në ekran, fansat e saj e kanë konsideruar këtë ndryshim në pak kohë të Kejvinës, si një transformim të vërtetë. Ndërsa Eliona Pitarka, e cila u bë e njohur në “Zjarr TV” si një nga spikeret që guxoi të jepte lajme me xhaketë të zbërthyer, tani mund të cilësohet si vajza me të pasmet seksi, të paktën kështu e kanë cilësuar mediat online. Krenare për to ajo nuk ndalon së postuari fotografi nga përditshmëria, ndaj krahasuar me postimet hot me bikini të Kejvinës mund të themi se gara sapo ka filluar. Në një intervistë për mediat lidhur me format që ka, Eliona është shprehur: “Nuk mund të them që kam të pasmet më seksi, pasi unë kam parë shumë femra të ekranit dhe jo të ekranit që kanë një fizik të mirë dhe vithe të mira. Faktikisht unë kam punuar shumë për këtë trup që kam. Më herët kam qenë 10 kile nën peshë, por falë palestrës ia kam dalë. Unë nuk jam si vajzat që shkoj në palestër për të bërë foto. Unë zhvishem dhe punoj shumë fort, fillimisht kam pirë proteina, por më pas proteinat i merrja vetëm nëpërmjet ushqimit. E kam thënë edhe në një status timin, palestra është padyshim vendi i duhur për të pasur një shëndet të mirë fizik dhe mendor”. Por ashtu si Kejvina, edhe Eliona është komentuar për operacione plastike. Zërave për këto ndërhyrje ajo u është përgjigjur: “Unë nuk jam kundra operacioneve, aktualisht ndjehem komode me trupin tim, por nëse do të doja të ndryshoja diçka nuk do të hezitoja. Sa i përket trupit jam pak e fiksuar tek palestra dhe e di që nëse ushtrohesh gjithçka shkon aty ku duhet, por nëse nuk do të më pëlqente diçka patjetër që do ta ndryshoja”, është shprehur ajo. Ndërkohë përgatitjet kanë nisur dhe lufta e ftohtë mes dy vajzave hot është shpallur e hapur tashmë në Instagram, me postime provokuese të dy vajzave nga pushimet. Se kush do të jetë me e aftë në kërcim nga të dyja presim ta shohim në javët e spektaklit, gjatë kësaj gare televizive./Panorama Plus