Ish-të fejuarat e Seldi Qallit bëhen nëna, këngëtarit i ngec filmi edhe tek vajza e Sabianit dhe stopon jetën virtuale
Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”. Madje ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, ditën para pak ditësh është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur, Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shfaqej duke festuar pasi kishte mësuar se ishte bërë gjysh.“Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh! Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë, që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar me humor Zeka, i përfolur si Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate. Kujtojmë që Dafina është e dyta ish- e fejuar e Seldit që bëhet nënë pas ndarjes prej tij. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohur në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të. Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenikën u pasua me konflikt e polemika. Pas “Big Brother”, Domenika iu rikthye jetës në Itali ku dhe pas pak vitesh u bë nënë e një djali. Vitet e fundit ajo punonte pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi. Nga ana tjetër, Seldi Qalliu pasi i dha fund lidhjes me të, u nda edhe nga e fejuara prej pesë vitesh Dafina Zeka dhe e fejuara tjetër këngëtare Mimoza Shkodra. Pas ndarjes nga Mimoza u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit. Në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi ata u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në Instagram për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi dhe jetën virtuale pasi prej muajsh nuk poston asgjë nga aktiviteti i tij aktual. Duket se kënga me Kejsin me titull “S’ka dashni” është një fabul që i përshtatet dhe historisë së tij të jetës deri tani me tre fejesa të dështuara. Nuk dihet nëse Seldi është tipi i djalit të vështirë në marrëdhënie, apo nuk ka fat në dashuri sa t’i çojë fejesat në martesë./Panorama Plus