Anwar Hadid familjarizohet jo vetëm me të afërmit e Duas, por edhe me Kosovën

Mbrëmjen e djeshme Dua Lipa mbërriti së bashku me familjen, stafin dhe të dashurin e saj në Kosovë. Tre ditë më radhë në Prishtinë pritet të mbahet ‘Sunny Hill Festival’, i cili organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Anwar-2

Ashtu si vitin e kaluar këto ditë këngëtarja shqiptare do t’i kalojë në shoqërinë e partnerit të saj, por ndryshe nga vjet që e shoqëroi Isaac Carew, këtë herë pranë saj do të jetë Anwar. Këtij të fundit duket se i ka bërë përshtypje Kosova, pasi nuk ka nguruar të publikojë në profilin e tij në ‘Instagram’ disa foto nga sheshi ‘Nënë Tereza’. Anwar ka postuar disa shkrime murale dhe ka veçuar dy figura që simbolizojnë barazinë gjinore.

Anwar-3

Përveçse tashmë është familjarizuar disi me vendin, duket se vëllai i motrave Hadid është mësuar të jetojë edhe me familjen e Duas. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një video në të cilën partneri i saj shihet duke luajtur me të vëllanë dhe ndërkohë që gjithë të tjerët qeshin me ta.

Anwar-4

Lidhja mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid është një ndër më të komentuarat të momentit, duke qenë se vetëm para pak muajsh këngëtarja shqiptare i dha fund lidhjes me Isaac. /revistawho.com