Horoskopi i datës 3 gusht 2019 nga Susan Miller
Dashi
Sot do bëni te pamundurën qe ta forconi edhe me shume lidhjen tuaj dhe do ja dilni mbanë. Partneri do t’ju surprizojë herë pas here. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që i ka rrëmbyer zemrën.
Demi
Do të jeni shumë xhelozë për partnerin tuaj sot dhe do të debatoni shpesh. Do bëni gabime edhe me disa fjalë qe do i shprehni pa u menduar, ndaj bëni kujdes. Beqarët do të kërkojnë gjëra të pamundura, ndaj nuk do të arrijnë të përmbushin asgjë.
Binjakët
Dita e sotme është speciale, sidomos për të dashuruarit. Partneri do jetë sensual, i ndjeshëm dhe do të dijë si t’jua shprehë ndjenjat. Beqarët do të ndihen më të lirë dhe do bëjnë atë që kanë dëshiruar gjithmonë. Ka gjasa të ndryshojnë statusin.
Gaforrja
Dita e sotme do jetë tërësisht e qetë për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për çdo gjë me atë qe keni në krahë dhe do dashuroheni edhe më shumë. Beqarët mund të kenë dashuri me shikim të parë! Ne planin financiar duhet patur kujdes!
Luani
Do bëni te pamundurën për t’u treguar më të kuptueshëm me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, por për fat të keq marrëdhënia mes jush nuk do të ketë asnjë përmirësim. Beqarët do ndihen më të afërt me personin që pëlqejnë. Shpenzimet pa kriter nuk duhet të jenë në planet tuaja.
Virgjëresha
Në raportin sentimental klima do jetë e ngrohte dhe do të kuptoni pse e doni kaq shumë partnerin. Beqarët nuk do kenë aspak frikë te bëjnë hapin e parë drejt një lidhje solide. Buxheti do jetë i mirë, por nuk ju këshillojmë sakrifica të mëdha.
Peshorja
Jeta në çift do të përfshihet në debate të forta dhe kjo do t’ju shtyjë të merrni një vendim. Beqarët nuk do të kenë fat ne dashuri, po ama miqtë do jua bëjnë ditën fantastike. Buxheti është shumë i mirë, ndaj mos e refuzoni një festë ku ju kanë ftuar.
Akrepi
E shtuna është padyshim dita e dashurisë për ata që janë në një lidhje! Edhe beqarët do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni sa të mundeni fundjavën. Ne planin financiar do të keni shumë probleme ditën e sotme!
Shigjetari
Ditë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e bukur se më parë dhe ndjenjat do të kulmojnë. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do marrin propozime të shumta.
Bricjapi
Bëni kujdes dhe fjalët që nuk i mendoni! Partneri e di temperamentin tuaj, por kjo nuk do të thotë ta teproni. Beqarët do kenë një ditë ndryshe dhe të mbushur me njohje të reja. Në planin financiar do jeni të zgjuar dhe do i zgjidhni problemet.
Ujori
Pjesa më e madhe e atyre qe janë në një lidhje do kenë një ditë të pasur me emocione. Beqarët do të realizojnë një takim interesant, i cili mund t’i bëjë t’i mendojnë gjërat ndryshe. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe të mëdha pasi mund të përballeni me të papritura të pakëndshme.
Peshqit
Sot do thoni disa të vërteta në jetën tuaj sentimentale, duke vendosur pikat mbi”i”. Beqarët do të fillojnë një lidhje të afërt me një person që e keni shumë përzemër. Në planin financiar nuk do ju dalin aspak probleme, pasi gjithë këto kohë keni ditur si ta menaxhoni buxhetin.