“Në kërkim të miliarderit, por s’po të del gjë”, Rasheli ka gati përgjigjen për fansin: Lexoje mbiemrin që mbaj dhe…

Prej disa kohësh ish-velina e “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci, ndodhet në Mikonos të Greqisë. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto mjaft provokuese e seksi.

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet me një fustan të shkurtër dhe pas saj një pamje e bukura e vendit ku ndodhet.

Kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente, ku një ndjekës shprehet se ajo “është në kërkim të ndonjë super miliarderi”.

Rashel-2

“Në kërkim të ndonjë super miliarderi, por s’po të del gjë më duket”, i shkruan fansi, të cilit Rasheli i përgjigjet: “Po edhe tashi po shpenzoj milionat e mia sa te gjej miliarderin e? Llogjika 0, jam me shoqerine time per qef me pushime. Ska cfare iu duhet, shikoni brenda mureve te shtepise tuaj mos komento me idjotlliqe as ti dhe asnji tjetër”.

Ndjekësi nuk e ka lënë me kaq dhe i është kundërpërgjigjur Kolanecit: “Ne fakt kemi sy te shikojme dhe vesh te degjojme keshtu qe shut up your fucking mouth ”.”

Rashel-3

“Po meqe ke sy lexoje mbiemrin qe mbaj dhe meqe ke veshe ulu dhe degjo historine e familjes time intelektuale nder breza. Jam rritur mes luksit e te mirave, shkolluar ne shkollat me te shtrenjta edhe kam shkelur e udhetuar aty ku me ka dashur zemra. Te uroj nje nate te qete. ”, i përgjigjet sërish Rasheli.