Intervistë në dhomën e hotelit, Kida: Më mungon shumë privatësia
Kida lejoji kamerat e emisionit “Pushime on Top“ ta ndiqnin atë gjatë përgatitjeve para koncertit duke rrëfyer kështu detaje të cilat nuk i dinim më parë për të. Kur u pyet se cila pjesë i mungon nga jeta e thjeshtë që bënte më parë, këngëtarja tregoi se e vetmja gjë që i mungon është privatësia.
“I bëj të gjitha gjërat që bëja më parë, por më mungon shumë privatësia. Kam shumë fansa, nuk më lodhin aspak dhe kur më kërkojnë të bëjnë foto.”
Sezoni i verës është nga më të ngjeshurit me koncerte për këngëtaret dhe Kida tregoi se pushimet e verës i bën në fund të muajit shtator pasi vetëm në atë periudhë mund të pushojë e qetë.
Largimi i saj nga labeli i njohur “On records” ishte shumë i përfolur, e këngëtarja u pyet për arsyen e përfundimit të kësaj marrëdhënie. Ajo u shpreh se kontrata mbaroi pasi kaq ishte dhe nuk e ka në plan të rikthehet sërish pasi mendon se nuk ka mjaftueshëm hapësirë për gjëra të reja.
“U largova pasi përfundoi kontrata që ishte goxha e gjatë. S’kishte pse të perfundonte keq. Kur punon me njerëz të njëjte s’ke hapësire per të sjellë gjëra të reja.”
Këngëtarja u pyet nga moderatori Flori Gjini se nëse në një të ardhme mund të ketë një bashkëpunim muzikor mes saj e Mozzik, dhe përgjigjia e Kidës ishte mjaft optimiste.
“Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”, u shpreh këngëtarja.
Në fund Kida zbuloi se shumë shpejt do nxjerrë në treg një album muzikor pasi bën plot 10 vjet në tregun muzikor. Ajo tregoi se albumi do të përfshijë zhanere të ndryshme./ TCh