Ish-e fejuara e Seldi Qalliut bëhet nënë, lajmin e zbuloi babai deputet
Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo shkoi, kaq ishte e shkruar”. Madje ai shtori se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar.
Teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, ditën e sotme është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur, Milaim Zeka. Ky i fundit ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqet duke festuar pasi ka mësuar se është bërë gjysh, shkruan Panorama Plus.
“Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë, që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar me humor Zeka, i përfolur si Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate.