Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, reperja e njohur e lidhur me menaxherin e saj
Melinda Ademi është një ndër repert e reja shqiptare, e cila është e njohur për diss-et që u bën kolegeve të saj.
Por përsa i përket jetës së saj private, ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar. Por së fundmi, një burim për “lajmi.net” është shprehur se Melinda është në një lidhje dashurie. Sipas këtij burimi, Melinda po jeton një romancë me menaxherin e kompanisë “Panda”, nën menaxhimin e së cilës reperja është që nga fillimi i karrierës, shkruan Panorama.
Bëhet fjalë për menaxherin Faton Aliu me të cilin po qarkullojnë edhe foto bashkë në rrjetin social “Instagram”. Ndërkohë lidhur me këtë lajm nuk ka reaguar ende asnjëri prej tyre.