Fansat nuk janë dakord për lidhjen e saj, Nicki Minaj reagon ashpër: Paratë nuk më blejnë lumturinë

Në dhjetor të 2018-tës Nicki Minaj konfirmoi lidhjen e saj me Kenneth Petty, por kjo marrëdhënie mes tyre nuk ka marrë pëlqimin e fansave.

Ndjekësit e Minaj nuk janë dakord me lidhjen, sepse sipas tyre Kenneth nuk është i duhuri për të, duke qenë se nuk është i pasur e as i famshëm.

Megjithatë reperja është e bindur për dashurinë që ndjen ndaj tij, ndaj duket se është e vendosur për ta mbrojtur deri në fund.

Përpara pak ditësh në një emision radiofonik Nicki është shprehur se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët, për sa kohë ndjehet e lumtur përkrah të dashurit të saj. “Një person bie në dashuri me dikë pa e ditur se ka një qindarkë në kuletë. Si nuk e kuptoni këtë gjë? Si nuk e kuptoni ndryshimin mes lumturisë dhe pushtetit? Si guxoni ju dhe flisni për standarde të ulëta? Kjo është  e vërteta paratë nuk mund të më blejnë mua lumturinë”, është shprehur e irrituar artistja në “Queen Radio”.

Më herët Nicki ka treguar se ajo dhe partneri i saj janë njohur që në moshën 15-vjeçare dhe se ai është personi i vetëm me të cilin dëshiron të martohet. Madje mendohet se ata të dy do të celebrojnë dashurinë së shpejti, sepse në këngën e saj më të fundit Minaj shprehet se do të shkojë drejt altarit dhe se do të bëhet nënë. /revistawho.com