Bizhu, sqetulla të padepiluara dhe e djegur nga dielli, Adelina Tahiri masakrohet për stilin në plazh

Këngëtarja Adelina Tahiri ka disa ditë që ka nisur pushimet dhe në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotografitë ku shfaqet e bikini.

Adelina-Tahiri-2

Ditën e djeshme, publikoi disa fotografi ku duket në super formë me rroba banje blu. Teksa disa fansa e kanë komplimentuar për format e saj, ka patur disa të tjerë që kanë patur kritika.

Adelina-Tahiri-3

Një fanseje nuk i ka pëlqyer ngjyra që ajo ka marrë si dhe ka vënë re një detaj te sqetullat e këngëtares. “Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremtë dhe me sqetulla pa rruar o motër. Ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty”, i shkruan ajo sipas Panorama Plus.

Adelina-Tahiri-4

Ka edhe fansa të tjerë që nuk janë dakord se ajo ka vënë bizhuteri teksa ndodhet në plazh.

Adelina-Tahiri-5

Këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë lidhur me këto komente, duke i lënë fansat të lirë të shprehin mendimet e tyre.