Dajana Shabani ndahet nga boksieri pas propozimit për martesë? Postimet që ngritën dyshime

Pasi e bënë publike lidhjen e tyre mesa duket romancës së tyre i erdhi fundit.

Dajana-2

Moderatorja e njohur Dajana Shabani dukej sikur po jetonte një lidhje të bukur dashurie me boksierin nga Kosova, Kamer Malokun. Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre pasi dyshja kanë postuar në rrjetet sociale kunja për njëri-tjetrin, çfarë na bën të mendojmë se ata nuk janë më bashkë.

Dajana-3

E para ishte Dajana e cila publikoi një video në Instagram teksa këndonte hitin e Majk “Nuk dorëzona” dhe bashkangjitur videos shkruante “E për ju që nuk patët besim në mu”, shkruan Class.al.

Dajana-4

Më pas në disa foto të njëpasnjëshme, Kameri ka hedhur kunja ndaj Dajanës. Kameri i kishte propozuar për martesë Dajanës, mirëpo ndoshta kjo është thjesht një krizë kalimtare mes çiftit.

Dajana-5