TRAGJIKE / Lea Bajrami është vogëlushja nga Kosova që mbeti e vrarë në sulmin me armë në Austri
Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi me armë në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova. Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkolle, ndërsa në mesin e tyre, është edhe Lea Bajrami nga Vitia e cila vijonte mësimet në të…
Shuhet në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi!
Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Bukoshi vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bukoshi ka qenë ndër figurat më të njohura të skenës politike e shëndetësore të Kosovës. Ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ‘90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të…
Merret zyrtarisht pandehur ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi
Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij. Mësohet se ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, i është komunikuar zyrtarisht akuza për “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve zyrtare nga organet e drejtësisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të arsyeshme se Rroshi ka abuzuar me dy tendera ne vlerën e 33…
Meghan Markle kryeredaktorja e ‘Vogue’, kopertina e revistës zbulon shumë për personalitetin e dukeshës
Mbrëmjen e djeshme Meghan Markle ndau me të gjithë lajmin se është caktuar nga revista ‘Vogue” si kryeredaktore për muajin shtator. Dukesha ka përzgjedhur së bashku me kryeredaktorin e revistës prestigjioze tematikën e muajit dhe duke qenë se Meghan është shumë e fokusuar tek të drejtat e grave, theksin e ka vënë pikërisht tek to. Tema kryesore quhet “Forcat për ndryshim” dhe gjatë shtatorit gra të suksesshme në fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë e kopertinës. Drejtuesit e ‘British Vogue’ kanë treguar se Meghan u ka dhënë instruksione të shumta për realizimin e kopertinës, të cilat zbulojnë disa gjëra për vetë personalitetin e saj. Peter Lindbergh, fotografi i ‘Vogue’ ka rrëfyer se dukesha i ka pasur të gjitha idetë shumë të qarta. Ai ka zbuluar se fjala më e përdorur nga Markle ishte natyrale dhe në kopertinë dëshironte të shikonte sa më shumë quka.
“Ishte një punë e lehtë për mua. Unë i dashuroj qukat. Unë e urrej rregullimin e fotove. Unë e urrej ‘make up-in’. Unë gjithmonë ju them: ‘Hiqeni ‘make up-in’. Numri i vajzave të bukura që më kanë kërkuar t’ju zgjasë këmbët apo të ndryshojë distancën mes syve.. Nuk keni për ta besuar. Është kulturë e çmendurisë”, është shprehur fotografi. Në kopertinën e ‘Vogue’ përfshihen 15 gra e vajza të njohura si Gemma Chan, Laverene Cox, Salma Hayek, Chrissy Turlington etj, të gjitha të përzgjedhura nga Meghan, ndërsa në brendësi të revistës edhe një intervistë ekskluzive mes dukeshës dhe Michelle Obama. /revistawho.com