Si dukeshin prindërit e Dua Lipës kur ishin të rinj? Kjo foto do ju habisë
Dukagjin dhe Anesa Lipa janë bërë të njohur nga vajza e tyre e cila po korr sukses ndërkombëtar me muzikën që bën. Ata janë menaxherët e këngëtares së njohur, por nga ana tjetër renditen mes prindërve të personazheve publikë më të komentuar nga fansat. E gjithë kjo për shkak të stilit dhe pamjes së tyre goxha tërheqëse.
Së fundmi Dukagjini, ka publikuar një foto të vjetër krah bashkëshortes së tij, Anesës dhe të gjithë mbetëm gojëhapur nga pamja e tyre. Imazhi në fjalë është shkëputur nga pushimet e tyre në vitet ’90 dhe duhet thënë se na habitën. Ata shfaqen totalisht ndryshe në pamje. Dukshëm më të rinj dhe me një ‘look’ tipik për atë periudhë. Më shumë se çdo gjë bie në sy floku shumë i gjatë i babait të Duas, i cili ka qenë muzikant në atë kohë.
Sot, profili i tij është më serioz dhe e gjithë jeta i është dedikuar karrierës së vajzës së tij.