Brunilda Lahe largohet nga televizioni, së shpejti mama
Brunilda Lahe finalizoi edhe një tjetër sezon në këtë emision, duke përmbyllur një cikël me shumë personazhe të thjeshtë, por siç shprehet dhe ajo u bënë të njohur falë stilit dhe talentit.
Gjithsesi, vitin tjetër atë nuk do e shohim në ekran, dhe arsyen e ka shpjeguar vetë Brunilda: takimi me beben që pas disa muajsh do të sjellë në jetë.
“Arsyen përse nuk do të jem në sezonin që pason në moderimin e “My Living” zgjodha ta ndaja së pari me shikuesin e programit që e dua shumë dhe i jam përkushtuar pa rezerva. Për 4 vjet me “My Living” kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë mësuar shumë. Kam takuar njerëz të thjeshtë, por që u bënë personazhe të njohur falë stilit apo talentit që kishin. Takimet me ta më kanë pasuruar. Këtë vit Living mbaroi dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë do takoj dikë tjetër që do mësojë edhe më shumë. Do të takoj një krijesë të mrekullueshme e cila do më lumturojë në jetën time. Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh! Është bebja që pas disa muajsh do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe pushime të gëzuara! Mirë u takofshim!”- ka treguar moderatorja e emocionuar.