Arbana publikon foton nga Maroku, Eduarti i bën komentin romantik

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, zbuluan një ditë më parë se janë me pushime së bashku dhe kanë zgjedhur që të vizitojnë Marokun.

Pas pushimeve në Mykonos, Eduarti publikoi në “Instastory” se ishte gati për destinacionin e radhës dhe pyeti ndjekësit e tij që ta gjenin se ku do të shkonte.

Arbana-4

Ndërsa nga ana tjetër, Arbana e cila pak ditë më parë ishte me familjen me pushime, postoi foto nga Maroku vetëm pasi mbërriti atje.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe e buzëqeshur.

Arbana-3

Fansat e kanë pëlqyer menjëherë dhe i kanë bërë komplimente të bukura. Por ai që bie më shumë në sy është i Eduartit.

“Më e bukura e Marokut”, i komenton Eduarti, të cilit Arbana ende nuk i ka kthyer përgjigje publikisht.

Arbana-2

Dyshja ende nuk e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre, megjithatë nga këto pushime presim një foto speciale nga ata.