U tha se do largohet nga “Digitalb”, Ilda Bejleri drejt nënshkrimit të kontratës me… (FOTO)

Prej disa ditësh po qarkullon lajmi se moderatorja sportive, Ilda Bejleri, do të largohet nga “Digitalb”, pasi ka bërë debat me Dritan Shakohoxhën.

Pas 11-vitesh karrierë, duket se Bejleri tashmë nuk do të jetë më pjesë e platformës “Digitalb”.

Ilda-Bejleri-2

E teksa të gjithë po presin që moderatorja të reagojë dhe të sqarojë se si qëndron e vërteta, revista “Who” ka publikuar një fotografi të saj me moderatorin e njohur, Ed Manushi.

“Who” shkruan se takimi i tyre ka zgjatur për disa orë dhe se Ilda Bejleri gjatë kësaj bisede është shfaqur mjaft entuziaste. Gjithashtu përflitet se Ilda do të nënshkruajnë një kontratë brenda “Top Media.

Ndoshta moderatoren do ta shohim në emisionin “Procesi Sportiv”, pasi më herët ajo është shprehur se nuk e lë dot sportin.