Horoskopi i datës 27 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Do të përfitoni menjëherë nga mundësitë që ju ofrojnë yjet sot, për të hapur mendjen tuaj ndaj ideve të reja. Baza e marrëdhënies tuaj në çift do të jetë dëshira për të zbuluar gjithnjë diçka më shumë nga njëri-tjetri.

Demi
Paraqitja e jashtme e gjërave, në fakt, fsheh një tjetër të vërtetë. Dëshira për t’u argëtuar e për t’u shkëputur nga rutina e përditshme nuk do të jetë e mjaftueshme për të prishur një histori dashurie që keni ndërtuar me mund. Mendohuni mirë.

Binjakët
Si shkak i pozicionit aspak të favorshëm të Hënës, sot do të jeni mjaft të ngadaltë në zhvillimin e punëve të përditshme. Ndoshta pikërisht për këtë po ju ikin nga duart marrëveshje të ndryshme profesionale, pa e kuptuar fare.

Gaforrja
Falë Hënës në sektorin e shtatë, sektor që i përket punëve të përditshme, sot nuk do të bezdiseni aspak për të zhvilluar detyrat që ju janë ngarkuar. Në të kundërt, do të keni ide të shkëlqyeshme për të përmirësuar aktivitetin tuaj profesional.

Luani
Ylli i mbrëmjes kalon në shenjën tuaj dhe ju dhuron energji të madhe. Do të argëtoheni shumë, edhe pse jeni të detyruar të studioni apo të punoni si dhe do të jeni të shpejtë në zgjidhjen e detyrave që ju janë ngarkuar. Njeriu i zemrës do të bëjë gjithçka për ju.

Virgjëresha
Sot nuk do të jeni në formën e duhur. Hëna në sektorin e katërt mund të shkaktojë ndonjë problem në familje, në qoftë se nuk mbroheni dhe nuk shtoni vigjilencën. Njeriu i zemrës në këtë periudhë do të vërë re se jeni mjaft të vëmendshëm ndaj personave që mund t’ju pëlqejnë.

Peshorja
Pozicioni aspak i favorshëm i Diellit, Marsit dhe Hënës do ju japë shumë pasiguri, nervozizëm dhe një vetëvlerësim të ulët. Kurajë! Mjafton të keni më shumë besim te vetja. Dëgjoni persona që mundohen t’ju japin forcë dhe jo të tjerë që kërkojnë t’ju ‘presin krahët’.

Akrepi
Si shkak i Hënës dhe Saturnit në kundërshtim me shenjën tuaj, sensi juaj praktik duket sikur sot është zhdukur. Kështu që do të gjendeni duke luftuar përballë problemeve të ndërlikuara. Për fat, energjia që ju dhuron Dielli dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të mbani lart humorin.

Shigjetari
Vazhdon për ju një periudhë mjaft me fat, falë Hënës që kalon në shenjën tuaj, që nuk ju krijon pengesa të pamundura apo vështirësi alarmuese. Do të keni gjithashtu mundësi të vini më shumë rregull në jetën tuaj dhe të vendosni disa prioritete.

Bricjapi
Një këshillë që ju jepet sot, është të mos mashtroheni nga persona që duan të marrin informacione nga ju. Të ndihmuar nga Hëna që është në sektorin e dymbëdhjetë mund ta përdorin këtë informacion kundër jush.

Ujori
Vetmia nuk bën për ju, kur jeni vetëm mendimet tuaja fluturojnë diku dhe nuk ju lënë të qetë. Kështu, ju këshillohet të qëndroni në shoqërinë e miqve në të mirë, të cilët do të dinë t’ju rikthejnë sërish buzëqeshjen.

Peshqit
Punët e përditshme do të bëhen një barrë për ju në qoftë se nuk i merrni gjërat me filozofi. Faji mund të jetë dhe i Hënës në kundërshtim me shenjën tuaj. Përfitoni nga çdo minutë e lirë që keni për ta kaluar me njeriun e zemrës.