Këngëtarja shqiptare martohet në fshehtësi, zbulohen pamjet e saj si nuse nga dasma në Itali
Hersi Matmuja është martuar ditën e djeshme në Itali në një ceremoni shumë private, por të bukur mes miqve më të mirë.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar disa momente të cilat janë xhiruar nga të pranishmit.
Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur këtë mënyrë, pa zhurmë dhe larg bujës mediatike për të celebruar me martesë dashurinë e saj me instrumentistin italian.
Në videot dhe fotot e publikuar, Hersi shfaqet me fustanin e bardhë kur del nga kisha dhe më tej kur realizon kërcimin e parë më bashkëshortin. Emocionet duket se kanë qenë të mëdha, po ashtu edhe argëtimi.
Kujtojmë se Hersi ka qenë fituese e ‘Festivalit të 52-të Radio Televizionit Publik Shqiptar’ me këngën “Zemërimi i një nate”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në 2014-ën në ‘Eurovision’. Ndërsa prej vitesh ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Itali ku jeton bashkë me bashkëshortin e saj. / revistawho.com