Reperi shqiptar zbulon gjendjen jo të mirë shëndetësore: Ndihem shumë keq
Gashi është një nga reperët shqiptar më të njohur të momentit, kjo sepse fama e tij ka nisur me bashkëpunime me repera apo këngëtarë të njohur kudo. Kohët e fundit, Gashi ka qenë duke punuar për projekte të reja dhe mund të themi se ka publikuar aq shumë këngë në një kohë të shkurtër sa ka thyer rekord.
Pavarësisht suksesit dhe koncertet e shumta, ditën e sotme ai ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar se vuan nga ankthi. “Ndihem shumë keq… ankthi po më shkatërron të gjithë trupin”, shkruante Gashi. Ankthi është një sëmundje shumë e përhapur, sidomos tek të famshmit të cilët janë 24 orë në qendër të vëmendjes. Pavarësisht sëmundjes, Gashi duket se po mundohet ta përballojë atë me sportivitet, sigurisht pa lënë pas dore koncertet./revistawho.com