Bebe Rexha dhe Rita Ora refuzojnë ftesën për “Sunny Hill Festival”

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga festivali i shumëpritur në Kosovë, “Sunny Hill Festival”, u përhap lajmi se dy këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, nuk do të jenë të pranishme.

Rita-Bebe-1

Një vit më parë të gjithë ngritën pyetjen se pse nuk ishin të ftuara Rita dhe Bebe, ku vetë Dukagjin Lipa e Dua u shprehën se festivali vazhdon dhe do të jenë edhe ato të pranishme.

E mesa duket babai i këngëtares së famshme e ka mbajtur fjalën. Dukagjini ka dhënë së fundmi një intervistë për RTK, ku ka zbuluar se Ora dhe Rexha i kanë marrë ftesat, por të dyja janë përgjigjur duke refuzuar.

Rita-Bebe-2

Ende nuk dihet shkaku se pse dy këngëtaret me famë botërore nuk e pranuan këtë ftesë. Kujtojmë se Rita dhe Dua nuk flasin bashkë, ndërsa  Bebe ka një marrëdhënie mjaft të mirë me të dyja.

Ndërkohë në “Sunny Hill Festival” do të mblidhen emrat më të njohur të muzikës botërore, si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Dua Lipa e shumë e shumë të tjerë.