Personazhet shqiptarë bëhen bashkë për Teatrin Kombëtar: Mos na prishni kujtesën historike!
Prej dy ditësh tashmë gjendja nuk është aspak e qetë në ambientet e Teatrit Kombëtar ku policia nisi dje të shkatërronte ndërtesën për t’u ndërtuar teatri i ri ndërkohë që qytetarët kanë nisur protestat e disa prej aktorëve janë ngujuar brenda në sallat e teatrit por të mos lejuar shkatërrimin.
Ende nuk dihet vazhdimësia duke qenë se ditën e djeshme pati edhe konfrontime me policinë ndërkohë që një fushatë e mirë po bëhet edhe ‘online’ ku disa prej personazheve të njohur kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me teatrin.
Në përgjithsi, ajo çka ata kërkojnë nuk është mos-ndërtimi i një teatri por jo duke prishur të vjetrin. Ndërkohë me të drejtë, ata ngrejnë edhe shqetësimin e zaptimit të pronës publike nga një kompani private që do të realizojë ndërtimin e teatrit.
Më poshtë keni disa prej reagimeve:
Florjan Binaj
Olti Curri
Ilda Gega
Eni Shehu
Jul Deda