Pranë bashkëshortit dhe me foshnjën në krah, Rona Nishliu publikon foton e parë pas shtatzënisë
Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë disa ditë më herët dhe më në fund ka shprehur gjithë emocionin me një foto të realizuar pas lindjes. “Ndjenja më përmbushëse dhe me kuptimplotë deri më sot. Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”,-shkruan këngëtarja e njohur. Lindja është realizuar në Prishtinë dhe emocionet vazhdojnë të jenë të mëdha për prindërit e rinj. Foto në fjalë shpreh gjithë dashurinë që ata kanë ndjerë vetëm me mimikën e fytyrës.
Kjo është hera e parë që Rona poston një foto pas ardhjes në jetë të së voglës dhe më në fund e pamë krah bashkëshortit, të cilin ka zgjedhur të mos e publikojë dhe ta mbajë larg vëmendjes mediatike. / revistawho.com